Ederson beson se Manchester City ka identifikuar pasardhësin e Pep Guardiolës, teksa ka thënë se pret që ekipi i tij të jetë i suksesshëm edhe pas përfundimit të epokës së tij.
Tekniku spanjoll i solli Man Cityt një sukses të paprecedentë por ai ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re, me atë aktualen e cila skadon në verën e vitit 2025.
Tani, portieri Ederson ka përkrahur ‘Qytetarët’ për të vazhduar rrugën drejt fitoreve dhe të jenë të suksesshëm edhe në rast largimi të ish-trajnerit të Barcelonës.
“City është një klub shumë i strukturuar, i mirëmenaxhuar, ka një shef të mirë. Unë besoj se klubi tashmë e ka trajnerin e ardhshëm në mendje. Ditën që Pep vendos të largohet, ata do të përpiqen të ndjekin të njëjtën rrugë të punës”.

“Natyrisht, do të ishte një humbje e madhe (nëse largohet Guardiola). Ne po flasim për trajnerin më të mirë në botë, por unë e shoh klubin mirë të përgatitur për epokën pas Pepit”, ka thënë Ederson.
City ka fituar gjithçka nën urdhrat e Guardiolës që prej se ai mori drejtimin e tyre në vitin 2016.
Ani pse kontrata e tij po shkon drejt përfundimit, raportimet sugjerojnë se ish-trajneri i Bayernit mund të nënshkruaj një zgjatje të kontratës gjatë muajve në vazhdim.
Krahas thashethemeve për të ardhmen e Guardiolës, ai dhe ekipi i tij do të përgatiten për duelin e radhës që do ta luajnë në Ligën Premier të dielën ndaj Wolves.



Të tjera
Një gotë çaj të bën më kreativ
Gjenocidi në Gaza “minoi rëndë” vlerat universale të të drejtave të njeriut
Historia e ASHAK-ut është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës