Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar sot se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori, e që sipas njoftimit, i njëjti kishte marrë pagë pa punuar.
“Me datën 18.10.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:592 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo padi është paraqitur për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.
“Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
“Transfer i papritur? Zhegrova lidhet me një destinacion surprizë”
“Prokuroria vepron pas vrasjes në Gjakovë: kërkohet paraburgim për të dyshuarin”
Futbollisti italian i bashkohet kampit të kombëtares së Italisë një javë përpara