BMW po feston 30 vjetorin e operimit në Meksikë me një edicion special M2.
BMW M2 Coupe 30 Years Edition është e disponueshme në dy ngjyra, por ndryshe nga M2 normale, ka vetëm një zgjedhje të transmetimit: një manual me gjashtë shpejtësi.
E kufizuar në vetëm 30 njësi, M2 Coupe 30 Years Edition është e disponueshme ose në Frozen Portimao Blau metalike ose Frozen Pure Grey metalike.

Çdo shembull do të jetë i opsionuar me ulëse të specifikuara me lëkurë Merino kuqezi. Brenda do të gjeni gjithashtu veshje me fibër karboni dhe një timon të mbështjellë me Alcantara.
Ashtu si të gjithë M2, 30 Years do të dalë nga fabrika e prodhimit të BMW-së në San Luis Potosi në Toluca, në perëndim të Mexico City.
BMW po kërkon rreth 107,650 dollarë për këtë model.



Të tjera
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Policia në Serbi bastis banesën e një analisti ushtarak lidhur me rastin “topi zanor”
Afër 1900 gjoba për 24 orë, Policia njofton për mbi 70 aksidente e dhjetëra të arrestuar