Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët gjatë gjithë ditës ndërsa vranësirat pritet të jenë të larta transparente kryesisht mga orët e mesditës dhe pasdite.
Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 7m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen 5 në 27 gradë Celsius.



Të tjera
Starmer paralajmëron tensione mes SHBA-së dhe Evropës për Iranin
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet bashkëpunimi dhe mbështetja e Kroacisë për Kosovën
Policia paralajmëron për mashtrime me mesazhe, synohen të dhënat bankare