Një adoleshent ka goditur për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur një tjetër në një sulm në një stacion policie në qytetin veriperëndimor të Bosnjës, Bosanska Krupa, kanë raportuar mediat boshnjake.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.
Ndërkohë, një zyrtar i policisë lokale tha se niveli i sigurisë në qytetin e vogël në brigjet e lumit Una do të rritet, shkruan Reuters.
“Një i mitur hyri në një stacion policie dhe goditi me thikë dy oficerë. Njëri u vra dhe një tjetër është në gjendje të qëndrueshme”, tha Ramo Isak, Ministër i Brendshëm i Federatës boshnjako-kroate.
Por, të tjera informacione nuk janë bërë të ditur për shkak se sulmuesi është i mitur.
Ndryshe, të tjera media raportuan se sulmuesi ka lindur në vitin 2009.



Të tjera
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë
’75-shi s’pëbën thjesht një shenjë elektorale, por simbolin e një përfaqësim që kulturën e përjeton si bazament të shoqërisë e të shtetit’