Lajme
Adem Grabovci zbulon se do të jetë sërish kandidat për deputet
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se PDK-ja ka pranuar kërkesën e tij që sërish të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Grabvci ka falenderuar PDK-në në Pejë, duke thënë se ‘koha që dielli të lind përsëri’.
Postimi i plotë:
Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit.
Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë.
Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!
Është koha që Dielli të lind përsëri!



Të tjera
Smoothie me gjalpë kikiriku dhe qumësht bajame
Merakli të basketbollit, bëhuni gati për spektakël në Pejë e Gjakovë
Politologu dhe analisti Blerim Gashi i bashkohet Partisë Guxo