Lajme
Kastrati: Të punojmë intenzivisht që ta shporrim qeverinë antishqiptare të Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e drejtësisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka theksuar se “sot e katër vite shteti ynë e vuan mungesën e heronjve të saj” dhe se Kosova ka përjetuar degradim nën qeverisjen e Albin Kurtit.
Kastrati, në një postim në Facebook, ka apeluar për angazhim të përbashkët për të “shporrur nga pushteti qeverinë antishqiptare e kriminale të Kurtit”, duke kërkuar një rikthim të liderëve të UÇK-së në atdhe.
“Sot e katër vite Kosova është degraduar nga qeverisja mafioze e Kurtit! E presim me padurim kthimin e dy heronjëve të Kosovës në Atdhe! I mungojnë Kosovës më shumë se kurrë! Të punojmë intenzivisht që ta shporrim nga pushteti qeverinë antishqiptare e kriminale të Kurtit!”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati”, ka shkruar Kastrati.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm