Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka shpërndarë një video të babait të tij, para se të nisej për në Hagë.
Përmes kësaj videoje janë bashkuar disa momente kur shumë qytetarë kishin dalë në mbështetje të ish-presidentit Thaçi.
“Gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve. Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thotë Thaçi në videon që ka shpërndarë djali i tij.



Të tjera
7 rituale motivimi në mëngjes
“Narrativa të fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s
Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total