Ish-polici dhe avokati Visar Rrecaj ka bërë thirrje për kolegët e tij që të mos përfshihen në afera korruptive dhe të ruajnë integritetin e uniformës së Policisë së Kosovës.
Ai u shpreh se kushdo që nuk është i kënaqur me kushtet apo pagën, duhet të largohet nga puna pa e ofenduar institucionin apo shtetin.
“Zyrtari policor nuk duhet të përfshihet në asnjë formë në afera korruptive, atij që nuk i pëlqen puna apo nuk mund të ia dalë më atë pagë, le ta lëshon Policinë e Kosovës dhe mos ta ofendoj as uniformën e as shtetin sepse secili që htë i pakënaqur mundet me lëshu punën. Njëri prej rasteve jam unë, nuk jam pajtuar me pagën, nuk jam pajtuar me punën, me kushtet, edhe nuk kam bërë zë e kam dhënë dorëheqjen askush nuk më ka pyetur se pse apo mërzi që po tërhiqna. Kështu që e mira është që gjitha atë ish-koleg që janë sot në detyrë të punojnë ndershëm dhe në momentin që nuk ia del më atë pagë largohuni prej punës”, ka deklaruar Rrecaj.



Të tjera
Si të jeni më të lumtur, 10 metoda të vërtetuara shkencërisht
Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim
Pesë shenja të mungesës së vitaminave që nuk duhen anashkaluar