Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka shkruar në lidhje me një premtim të LDK-së, të cilin e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Sipas Rexhajt, LDK-ja është duke premtuar shpenzimin për 2 për qind të GDP-së për mbrojtje, një kriter që duhet ta plotësojnë anëtarët e NATO-s.
Rexhaj ka shkruar se “që dy vjet Kosova shpenzon 2 për qind të GDP-së për mbrotje”.
“Qe dy vjet Kosova shpenzon 2% të GDP-së për mbrojtje. Aq parashihet edhe në buxhetin e vitin 2025. Ndërkohë LDK me rrugën e re premton që në vitin e tretë të qeverisjes së saj buxheti për mbrojtje do të jetë 2%. Pra, sipas kësaj po i bie që Lumiri fillimisht do ta ulë buxhetin për mbrojtje për ta rritë atë tek pas 3 vjetëve, vetëm e vetëm që të barazohet me Qeverinë Kurti” – ka shkruar Rexhaj.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën