Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-amerikan.
“Më vjen mirë që si popull i përcjellim me interesim të shtuar zgjedhjet në Amerikë sepse pa dyshim këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për vendin dhe rajonin tonë. Andaj e vlerësoj që e keni ndërmarrë një iniciativë të tillë bashkë me Ambasadën për të mbledhur njerëz të fushave të ndryshme, për t’i dhënë festivitet kësaj feste që do të jetë për qytetarët dhe popullin amerikan”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai ka thënë se, nuk pret që politika amerikane të ndryshojë karshi Kosovës, pavarësisht se kush do të jetë Presidenti apo Presidentja e ardhshme e SHBA-së.
“Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, a do të përsëritet një Presidencë e z. Trump apo do të jetë Harris në pozitën e Presidentit, unë besoj se politika amerikane nuk ndryshon esencialisht në raport me Kosovën”, ka thënë Krasniqi.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit