Inter Miami ka pësuar një disfatë shokuese nga Atlanta United 3-2, për t’u eliminuar që në raundin e parë të Play-Off të MLS-së.
Miami kishte fituar sezonin e rregullt me një total rekord pikësh – 74, duke e mbyllur sezonin 8 pikë pastër nga përcjellësi i dytë, megjithatë kanë gjetur humbjen që në raundin e parë të fazës së Play-Off.
Inter Miami hapi fillimisht sfidën duke realizuar përmes Matias Rojas në minutën e 17-të, megjithatë Atlanta reaguan vetëm dy minuta më vonë fillimisht duke barazuar rezultatin, e dy minuta të tjerë më vonë edhe morën avantazhin përmes golashënuesit të njëjtë – Jamal Thiare.
Lionel Messi barazoi shifrat në minutën e 65-të, por Atlanta përmbysën sërish rezultatin, ku Bartosz Slisz shënoi për 3-2 në minutën e 76-të, për t’i dhënë një humbje dhe eliminim zhgënjyes skuadrës së Miamit.
Atlanta tani do të përballet me Orlandon në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore me New York Red Bulls dhe New York City që do të përballen në gjysmëfinalen tjetër të konferencës.



Të tjera
Si ta bëni më frymëzues këndin tuaj të leximit
Si të jeni më të lumtur, 10 metoda të vërtetuara shkencërisht
Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim