Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Reporteri se policia e rajonit të Veriut u ka asistuar Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit.
Ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.
“Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, tha Elshani.



Të tjera
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova
IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve për cigare kontrabandë në vlerë 30 mijë euro