Një zemër e shëndetshme është thelbësore nëse dëshironi që organizmi juaj të funksionoj siç duhet. Sipas ekspertëve këto janë pesë faktorët kyç që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe që duhet të mbahen nën kontroll për të parandaluar probleme të mundshme kardiovaskulare.
Presioni i gjakut
Një nivel i shëndetshëm i presionit të gjakut është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të trupit. Niveli ideal i presionit të gjakut është 120/80, dhe është e rëndësishme që të mbahet brenda këtij niveli.
Presioni shumë i lartë ose shumë i ulët mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Indeksi i masës trupore (IMT)
Pesha dhe indeksi i masës trupore janë të lidhura ngushtë me shëndetin e zemrës. Mbipesha dhe yndyra e tepërt mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Një IMT më i lartë se 25 konsiderohet një rrezik për shëndetin e zemrës.
Sasia e sheqerit në gjak
Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut dhe nervat, duke çuar në komplikacione si diabeti dhe probleme të tjera serioze kardiovaskulare.
Mbajtja e niveleve të sheqerit në gjak brenda normës është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Sasia e kolesterolit
Kolesteroli i lartë është një tjetër faktor që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.
Kolesteroli i lartë shkakton grumbullimin e depozitave në enët e gjakut, duke çuar në ngushtimin e tyre, i cili mund të shkaktojë sulme në zemër dhe goditje në tru.
Gjumi
Një gjumë i mirë është kyç për shëndetin e zemrës. Një i rritur duhet të flejë tetë orë çdo natë.
Mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në sistemin kardiovaskular dhe mund të çojë në zhvillimin e problemeve të zemrës.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës