Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu, i ka ra në kokë dënimi i fundit nga UEFA, për provokime e rënda që tifozët rumunë i kanë bërë kombëtares së Kosovës.
Lucescu parashikon se humbjet financiare të Federatës Rumune të Futbollit shkojnë mbi 500 mijë euro.
“Mendoj se do të luajmë me një stadium bosh, kushedi se çfarë ndeshje do të jetë.
Na gjobitën mbi 500 mijë euro deri me tash.
Për çfarë? Sepse një grup këndonte dhe tifozët e tjerë po vuajnë”, tha mes të tjera Mircea Lucescu për mediumin rumun “Fotbal Club”, nga “Digi Sport”.
Vetëm në vitin 2024, Federata e Futbollit e Rumanisë, shkaku i huliganëve, është detyruar të paguajë 223,500 euro.



Të tjera
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë