Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pasi Kosova akuzoi Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Sipas tij, dëmtimi i këtij kanali është në kundërshtim edhe me interesat e Serbisë.
“Ky lloj incidenti, i cili do të çonte në një lloj fatkeqësie humanitare, është në kundërshtim me interesat e Republikës së Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, sepse ndër të tjera është dëmtuar edhe kanali në fshatin Varagë i cili u sjell ujë edhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, prandaj absolutisht nuk është në interes të Beogradit dhe popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviq për Radiotelevizionin e Serbisë.
Ai përkujtoi se Beogradi ka ftuar KFOR-in dhe EULEX-in që të kryejnë një hetim të pavarur, duke theksuar se nëse vërtetohet se ka marrë pjesë kushdo, i cili është qytetar i Serbisë, ai do të mbajë përgjegjësi dhe se të njëjtën gjë pret edhe nga Kosova.



Të tjera
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy dëshmorëve