Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qëndruar në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.
Në një postim të bërë në Instagram, Infantino në mesin e shumë takimeve të zhvilluara në Paris, ka veçuar edhe atë me Presidenten Vjosa Osmani.
Me këtë të fundit, presidenti i FIFA-s ka publikuar edhe një fotografi.
“Ishte një emocion i vërtetë të jesh dëshmitar në rihapjen e Notre-Dame de Paris në 🇫🇷, e dashur për të gjithë botën, në shoqërinë e shumë liderëve ndërkombëtarë”, ka shkruar mes tjerash Gianni Infantino në Instagram.



Të tjera
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte
Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë