Kanë mbetur edhe 18 ditë për t’u regjistruar si votues nga mërgata në Kosovë.
Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen, duke thënë se më këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet.
“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata.
Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.



Të tjera
S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit
Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, u bë zëri i jonë në Bruksel
A mund ta ‘çlirojë’ Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë