Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka komentuar takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e ri amerikan, Donald Trump dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Facebook, tha se në këto lloje takime nuk ka kohë për bisedime, por që çdo paraqitje e tillë është e rëndësishme.
“Në këso takimesh nuk ka shumë kohë për bisedime por çdo paraqitje e Kosovës së bashku me partnerët është shumë e rëndësishme!”, shkroi Cani, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris, që është djegur para ca vitesh. Ajo shfrytëzoi rastin të takohet edhe me presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump si dhe presidentin (ndoshta në rënie) francez Macron. Në këso takimesh nuk ka shumë kohë për bisedime por çdo paraqitje e Kosovës së bashku me partnerët është shumë e rëndësishme!
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito