Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, teksa tregoi se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti gjatë raportimit.
“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia.
Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha Musliu.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti.



Të tjera
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë
Të ushqyerit sipas profesionit që keni