Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për themelimin e SHIK-ut, pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Miftari thotë se SHIK-u në fillim ishte përbërë nga disa pjesëtaër të ZKZ-së, UÇK-së dhe TMK-së, por më pas janë hyrë aty njerëz të disa personaliteteve.
“Pasi u formua SHIK-u, aty më vonë erdhën nejrëz të besuar të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Adem Grabovcit etj. Në fillim, detyra kryesore e SHIK-ut ishte lufta informative dhe kontrata informative kundër UDB-së serbe dhe shërbimeve të shteteve armiqëspre të Kosovës, por Thaçi, Veseli, Klosi, Haliti, Syla, Reçica, Grabovci… këtë shërbim e shndërruan pastaj në SHIK-un privat të tyre dhe deri diku edhe shërbim partiak të PDK-së. Shërbim klanor ku pastaj SHIK-ut i përforëcuar dhe i varur nga njerëz me të kaluar të dyshimtë nga ish UDB-sh si dhe i varur me para e donacione nga tenderët e korrupsionit dhe nga biznesmenë pro-serbë, që edhe pas luftës të nëjtit kanë bërë tregti dhe shisnin mallra dhe prodhime vetëm serbë në Kosovë”, thotë Miftari.
Ai shprehet se edhe pse SHIK-u në publik është sillë shumë pro-amerikan, pasi luanin lojën e amerikanëve, në realitet ishte pro francez.
“Nën hije SHIK por edhe TMK kontrollohej plotësisht nga DGSE franceze, aleati shekullor i Serbisë dhe kontrollohej veriu i Kosovës përmes Thaçit, Veselit e të tjerëvë, që para luftës ishin rekrutuar, ën vitin 1997 nga agjenti francez i DGSE, dhëndri serb Denjar Arnaudi, ndërsa Agim Qeku ishte rekrutuar pasluftës”, thekson ai.
Miftari shprehet tutje se edhe pastrimi etnik i 2 dhe 3 shkurtit të vitit 2000, ku ndodhi vrasja e dhjetëra shqiptarëve, si dhe plagosja e qindra të tjerëve si dhe ndjekja e mijëra qytetarëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre ishe bërë në bashkëpunim të ngsuhtë të DGSE-së, UDB-së dhe SHIK-ut.
“Po thuasje çdo informatë e rëndësishme që merrte SHIK-u gjithmonë të parët që e merrnin vesh dhe njohtoheshin në detaje ishin DGSE franceze dhe UDB-ja serbe”.
“Inormacionet e gabuara, luftëtarë të keqinformuar dhe të manipuluar qëllimisht nga SHIK-u, përmes etiketimeve dhe përmes dosjeve falco vranë edhe luftëtarë, komandantë e atdhetarë, si dhe njerëz të ndershëm të Kosovës që patronët e SHIK-ut ia kishin frikën si konkurrentë në politikë dhe konkurencës në pushtet, në tendera e në biznese, si dhe në fondet e milionat e luftës dhe të pasluftës”, përfundon Naim Miftari.



Të tjera
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë
Të ushqyerit sipas profesionit që keni