Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme për rajonin.
Ai tha se përballja me një Serbi të pandëshkuar dhe një dialog të zbehur politik ka nxjerrë në sipërfaqe diskutime për opsione të tjera.
“Ti e ke një situatë, që dikush në tavolinë thotë: Opsioni i dialogues i zgjidhjeve politike nuk vlen, tash po flas si ish-ministri i Jashtëm. Ka zgjidhje ushtarake në tavolinë dhe Perëndimi nuk e ndëshkon Serbinë dhe nuk i beson Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës për ta ndëshkuar Serbinë. Mendoj që është situatë më serioze sesa ne mund ta mendojmë”, tha Hoxhaj.
Ai tha se qasja aktuale e perëndimit ndaj Serbisë përbën një rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito