Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se prioritet i dikasterit të saj mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Në hyrje të edicionit të shtatë të Konferencës së Ambasadorëve, ajo ka thënë se në fillim të mandatit të saj anëtarësimi në KiE ishte një synim i largët.
Ndër tjera, ajo ka folur edhe për çështjen e sigurisë në vend.
“Por siguria kombëtare, mbetet një nga çështjet tona më të rëndësishme diskutimet mbi sfidat dhe prioritetet e sigurisë janë një mundësi për të rritur koordinimin ndërmjet institucioneve tona. I falënderoj shumë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve tona të sigurisë, duke filluar nga ministri i Brendshëm e duke vazhduar tek drejtori i AKI-së, dhe përfaqësues të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmëri që gjatë kësaj konferencë të ndajnë me ju një kohë për të biseduar të gjitha temat që lidhen me sigurinë”, ka thënë Gërvalla.
Të tjera
ShBA, Trump dislokon Gardën Kombëtare në Memphis për të lu*ftuar kr*imin
Një i lënduar nga të shtënat me ar*më zj*arri në Pejë
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë