Për herë të parë në histori të F-16 Fighting Falcon, një avion luftarak i operuar nga Ukraina ka shkatërruar gjashtë raketa ruse në një mision të vetëm gjatë muajit dhjetor, bëri të ditur Forca Ajrore më 7 janar.
Sipas mediave nga Kievi, intervenimi ndodhi gjatë një sulmi masiv ajror të Rusisë më 13 dhjetor 2024, kur Rusia përdori pothuajse 200 dronë dhe 94 raketa.
“Për herë të parë në histori të Fighting Falcon, një avion luftarak F-16 shkatërroi gjashtë raketa ruse në një mision luftarake”, tha Komanda e Forcës Ajrore në rrjetet sociale.
Ukraina ka marrë disa avione luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA nga Holanda dhe Danimarka, duke i përdorur ato disa herë për mbrojtje ajrore.



Të tjera
Arsyetimi i Vjosa Osmani për “nxitimin” e dekretit – njohësit paralajmërojnë për pasoja të mëdha
“I lus disa ambasadorë…” – Deputeti i Vetëvendosjes ngre shqetësim për ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë