Ish-prokurori Sylë Hoxha ka deklaruar se Lista Serbe i ka përmbushur disa “kritere” për t’u shpallur organizatë terroriste.
Sipas tij, kjo parti, e cila ka pasur në strukturat e saj (tashmë kryeterroristin e Banjskës) Millan Radojçiqin – një individ në listën e zezë të SHBA-ve dhe me urdhër-arrest nga institucionet kosovare – ka vepruar në mënyrë që mbështet dhe legjitimon akte të dhunshme.
Ai shtoi se solidarizimi me grupin terrorist të 24 shtatorit në veri është një tjetër tregues i lidhjes së ngushtë të Listës Serbe me akte destabilizuese.
“Unë konsideroj që Lisa Serbe, po flas profesionalisht, pa ndonjë ndikim politik, se vetë fakti që Lisa Serbe e ka pasur nënkryetar Millan Radojçiqin, në njeri të kërkuar, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest nga organet tona. Dhe në ndërkohë është fut në listën e zezë të ShBA-ve.
Lista Serbe, po them kështu kushtimisht, i ka plotësuar disa kritere që të shkohet në atë drejtim, që të shpallet organizatë terroriste. Sepse ne jemi dëshmitar se edhe pas sulmit në Banjska, kur u vra rreshti ynë dhe pat viktima edhe nga ana e serbëve, në pjesën veriore Lista Serbe ka shpallur ditë zie dhe kanë protestuar.
Do të thotë se janë solidarizuar në mënyrë me veprimet e Radoiçiqi dhe grupi të tij terrorist në Banjskë. Qeveria me iniciativë të ministri të Punëve të Brendshëm, dhe Qeveria është dashtë t’i kryej këto procedura”, ka thënë Hoxha në një lidhje direkte në FIVE të Dukagjinit.
Vendimi për certifikimin e Listës Serbe ka shkaktuar polemika, duke marrë parasysh retorikën e saj nacionaliste.



Të tjera
Ushqimet më të mira për uljen e kolesterolit
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike