Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë fshat, mbeten të vonuara.
Nëpërmjet një postimi në “X”, zyra e Bashkrimi Evropian në Kosovë ndër të tjera nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.
“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postim.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj