Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, pas betimit e ka uruar presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Pacolli komentoi edhe vendimin e parë ekzekutiv të Trumpit.
Ai tha se ky vendim ka marrë duartrokitjet më të mëdha nga të pranishmit në ceremoninë e betimit të presidentit të ShBA-së.
“Aplauzi më i madh u dha sot në Rotunda të Capitol Hill për deklaratën e presidentit Trump, ku ai shpalli se Shtetet e Bashkuara do të njohin vetëm dy gjini: mashkullore dhe femërore”, tha Pacolli.
Të tjera
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: I etur për gjak
Forcat e Shqipërisë ia mësyjnë Kosovës