Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda një viti është një objektiv i arritshëm.
Këto deklarata pasojnë zotimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit ka premtuar një përshpejtim të procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO – gjë për të cilën Shala theksoi se është e mundshme.
Sipas Shalës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk ka nevojë të kalojë nëpër programin e Partneritetit për Paqe, një proces që shumë shtete tjera, si Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë kaluar për shkak të trashëgimisë së tyre të sistemit të mëparshëm.
Ai shtoi se pengesat për anëtarësimin e Kosovës janë më shumë politike sesa ushtarake.
“Dhe është e mundur që në konturat gjeopolitike, brenda mandatit një vjetar të qeverisë së ardhshme në kuadër të saj është e mundshëm realizimi, sepse është vetëm pengesë politike e anëtarëve të NATO-s dhe assesi ushtarake”, ka shtuar Shala.
Të tjera
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: I etur për gjak
Forcat e Shqipërisë ia mësyjnë Kosovës