“Mos blini asgjë, thonë konsumatorët, në mënyrë që së bashku t’u dërgojmë një mesazh të fortë tregtarëve”. Ndër të parët që e mbështetën aksionin në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiç. Ai tha, se i kupton qytetarët që bojkotojnë blerjet. Një shtet është i fuqishëm aq sa gytetarët e tij janë të lirë dhe të fuqishem”, shkroi Spajiq në rjetin X, ndërkohë zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, sugjeoroi që bojkotimi të mos i perfshijë prodhuesit vendas. Qeveria e Spajiçit mori vendim për ta vazhduar fushatën “çmime të kufizuara” deri në fillim të muajit prill, kur parashikohet ngrirja e çmimeve të produkteve të caktuara – çfarë do të thotë se tregëtarët nuk mund t’i rrisin ato.
Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë thotë, se: “Mesa duket, Spajiç nuk e kupton se ai është kryeministër dhe se është përgjegjësia e tij për të zgjidhur problemin e inflacionit. “Këtë nuk mund ta arrini me bojkotim populist, por me politikë serioze ekonomike”, thonë ata. Oda ekonomike e Malit të Zi tha, se nuk përkrah asnjë lloj bojkoti, pavarësisht sektorit në të cilin punon dhe se këtë e konsideron të pajustifikuar.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Mal te Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41%. Nga ana tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklarimet tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50% të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021./DW



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia