Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim elektoral në Gjakovë, ku ka shpallur disa zotime kyçe për zhvillimin e infrastrukturës dhe lehtësira për qytetarët.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e Gjakovës si një qytet i punës, dijes dhe historisë, ndërsa ka listuar disa projekte që synon të realizojë në mandatin e ardhshëm:
🔴 Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë – Durrës, duke përfshirë segmentin Gjakovë – Shkodër;
🔴 Përfundimi i rrugës Dollc-Gjakovë dhe Kijevë-Zahaq, si dhe rrugës së Dukagjinit, që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun;
🔴 Heqja e taksës doganore prej 10% për veturat nga BE, si dhe kufizimi 10-vjeçar për veturat e importuara;
🔴 Programi “Anembanë” për transport publik, që parashikon biletë të integruar mujore prej 10 euro për udhëtimet në mbarë Kosovën.
Me afatin e zgjedhjeve që po afrohet, Kurti po përforcon mesazhet e tij për transformimin ekonomik dhe modernizimin e vendit, ndërsa synon të sigurojë një mandat tjetër në krye të qeverisë./BS
Të tjera
Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Çfarë merr ajo nëse ndahen?
Milani nuk mund të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë
Tentimi i radhës, kush do të ia mësyjë karrigës së kryetarit?