Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe me mbështetës, anëtarë të partisë dhe të rinjtë e Kaçanikut.
Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga këta grupe dhe theksoi se kjo mbështetje është një motiv i madh për të vazhduar angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Krasniqi ka vlerësuar rolin e UÇK-së dhe sakrificat që kanë bërë këto grupe për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Sot pata nderin të takoja familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të UÇK-së, mbështetës, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të rinj plot energji e vizion në Kaçanik. Mbështetja e tyre është motiv i madh për të vazhduar përpara me përkushtim dhe vendosmëri”, ka shkruar Krasniqi.



Të tjera
Do të ndërtohet Spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore
Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës për mosraportim të pasurisë
Prattipati takon kryetarët në veri, pret qeverisje transparente