Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.
KQZ njofton se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.
“Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në një njoftim të këtij komisioni.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/



Të tjera
Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë