Analisti Luan Gacaferi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe Isa Mustafa qenka pozicionuar pro Hotit, Veliut.
Sipas tij, Lumiri i ka veç një rrugë “e ajo është me lyp mbrojtje nga Albini, në të kundërtën ushtria e PDK’së në LDK do e grijnë për së gjalli”.
Postimi i plotë:
E tash o puna akoma ma serioze, edhe Isa Mustafa përmes djemve të tij qenka pozicionuar Pro Dullës e Agim Veliut e kundër Lumirit!
Tash nuk i ka ma dy rrugë Lumiri, e ka veç nja e ajo është me lyp mbrojtje nga Albini, në të kundërtën ushtria e PDK’së në LDK do e grijnë për së gjalli!
Nuk ka natë qe në studiot televizive, “analistat” e PDK’së, nuk ja tregojnë thikat me të cilat do e grijnë Lumirin edhe nëse pranon t’i nënshtrohet e edhe nëse nuk pranon t’i nënshtrohet PDK’së!
Lumiri ka ardhur(realisht e ka pru vetën) në një pozicion hyp se t’vrava e zhdryp se t’vrava!
E gjithmon me shpresën se Albini, pranon mi marr në mbrojtje Lumirin!



Të tjera
Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë