Shqipëria, Kroacia dhe Kosova së bashku kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake trepalëshe në fushën e mbrojtjes.
Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim prë “Bota sot”, ka thënë se kjo marrëveshje është lajm i mirë për Kosovën, e që nënkupton që Kosova tanimë ka një aleancë për ngritjen profesionale të FSK-së, saktësisht në burime njerëzore.
“Realizimi i një marrëveshje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Koracisë në lidhje me bashkëpunimet ushtarake, veçanërisht në organizimni e trajnimeve professionale, saktësiht në përdorimin e dronëve është një lajm i mirë i Kosovës, ngase ky bashkëpunim mes tre shteteve nënkupton që Kosova tanimë ka një aleancë për ngritjen profesionale të FSK-së, saktësisht në burime njerëzore”.
Ai thotë se kjo marrëveshje ka edhe mesazhe politike, duke e sinjalizuar saktësisht Serbinë, se Kosova po punon fuqishëm në ndërtimni e aleancave me shtetet fqinje.
Sa i përket shqetësimit të Serbisë, thotë se ajo do të shqetësohet nga çdo aleancë që Kosova do të kishte.
“Në fakt kjo marrëveshje nënkupton edhe mesazhe të natyrës politike, në aspektin e sigurisë dhe direkt sinjalizon vendet në këtë rast siç është Serbia, se Kosova po punon fuqishëm në ndërtimni e aleancave me shtetet fqinje përtë garantuar mbështjetje, fillimisht profesionale pastaj edhe në çështjen për prodhimin e armëve dhe kjo nënkupton se Serbia duhet të ketë parasysh se Kosova ka përqëllim ngritjen e kapaciteteve të saj, kryesisht në mbrojtje.
Padyshim që Serbia do të shqetësohet nga çdo aleancë që Kosova do të kishte, me vendet siç është Shqipëria dhe Koracia apo edhe vendet tjera.
Ne mund ta marrin këtë marrëveshje si shumë të mirë, duke pasur parasysh që FSK ka nevojë për trajnime profesionale”, përmbylli ai.



Të tjera
Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale
FSK institucioni më i besueshëm në vend, Gjenerallejtënant Jashari: Mirënjohje dhe falënderim për qytetarët
Vazhdojnë replikat, Rama: Ditën që Dejona Mihali i del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e këqyrë veten seriozisht në pasqyrë