Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka falënderuar shtetin e tij që mbështet Kosovën në shumë fusha, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.
Osmani në konferencën e përbashkët për media tha se vizita e presidentit Rinkevics tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.
Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.
E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.
“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt të gjendet metoda për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit