Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thotë se draft-statuti i BE-së për formimin e Asociacionit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Megjithatë, ai thekson se deklaratat e presidentes Osmani mund të shihen nga dy këndvështrime: se ajo e refuzon draft-statutin, ose “i thekson me kohë problemet që mund të lindin”.
“Mbase këtu është e kontestueshme përse ajo doli publikisht. Ndoshta do të duhej t’u drejtohej atyre [BE-së], marrë parasysh se draft-statuti nuk është publikuar asnjëherë zyrtarisht. Por, nëse versioni që kemi parë në media është i saktë, unë ndaj vlerësimin e saj se nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se është befasi që ka ardhur nga BE-ja”, thotë Gogiq.
Draft-statuti i përgatitur nga BE-ja, e specifikon se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.
Theksohet, gjithashtu, se dokumenti do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.



Të tjera
Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa
Vera i bën mirë trurit
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe