Futbollisti Aron Einar Gunnarsson e ka marrë shiritin e kapitenit kur Orri Oskarsson u largua nga fusha në minutën e 65-të, por më pas e humbi atë kur u ndëshkua me karton të kuq vetëm katër minuta më vonë, shkruan mediumi islandez “Visir”.
“Kjo nuk ishte mirë. Ne ishim prapa në shumicën e aspekteve të lojës dhe Kosova thjesht bëri mirë.
Ata e merituan fitoren dhe e fituan këtë duel me meritë”, – thotë Aron Einar Gunnarsson pasi Islanda ra në Divizionin C të Ligës së Kombeve.
Islanda humbi nga Kosova me 3:1 në ndeshjen e saj në shtëpi në Murcia të Spanjës, duke pësuar me rezultat të përgjithshëm 5:2.



Të tjera
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar
Debati në Bundestag: Gjermania, mbështetëse e jashtëzakonshme e Kosovës
HIV në Kosovë: Një i vdekur e dy në spital – regjistrohen 9 raste të reja