Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar fitores së Kosovës me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje.
Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa paraqitje të mirë kishte pothuajse e gjithë skuadra.
Kapiteni Amir Rrahmani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë që fitorja e sotme është historike.



Të tjera
Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta e UÇK-së ishte themeli i lirisë
Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje