Disa punonjës të Stellantis në SHBA mund të fitojnë një shumë të madhe parash nëse japin dorëheqjen në javët e ardhshme.
Bëhet e ditur se prodhuesi i automjeteve po u ofron punonjësve deri në 66 mijë euro dhe gjashtë muaj përfitime mjekësore nëse e pranojnë ofertën, përcjell Telegrafi.
Dhe ajo vjen vetëm për punonjësit e kualifikuar në objekte specifike në Michigan, Illinois dhe Ohio, ku prodhohen automjete si Jeep Wrangler dhe Ram 1500.
Ndryshe, oferta e fundit vjen pasi prodhuesi i automjeteve bëri propozime të ngjashme për 33,000 punonjës në 2023 dhe për 11,000 të tjerë në 2024.
Ndërsa është e paqartë se sa punonjës synon Stellantis me këtë raund.



Të tjera
Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra
“Modriç, heroi i Kroacisë”, tifozët: Për ne ai është gjithçka
Mos ua mbathni kurrë fëmijëve këso sandalesh