Një spirale blu e ndezur u pa në qiejt e Evropës në mbrëmjen e së hënës, e cila u bë bujë në rrjetet sociale.
Spiralja u pa në të gjithë Evropën, nisur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia, Gjermania, Ukraina, Danimarka dhe Polonia.
Fenomeni duket të jetë shkaktuar nga pasojat e lëshimit të raketës SpaceX në Shtetet e Bashkuara, sipas Met Office, agjencia kombëtare meteorologjike dhe klimatike e Mbretërisë së Bashkuar.
“Shtylla e ngrirë e shkarkimit të raketës duket se rrotullohet në atmosferë dhe reflekton dritën e diellit, duke e bërë atë të shfaqet si një spirale në qiell”, shkroi Met Office në platformën ‘X’.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë urgjente të shkëputeni nga puna
Ushqimet e përditshme të cilat mund t’iu shkaktojnë probleme në veshkat tuaja
Thaçi flet humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova duke parë varrimin në TV