“Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të mos e tërheqin presidentin rus Vladimir Putin nga izolimi politik dhe ekonomik”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Eurovision News.
Deklarata e Zelensky vjen pasi Rusia dhe Ukraina ranë dakord të zbatojnë një armëpushim të pjesshëm të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe armiqësive në Detin e Zi.
Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të qëndrojnë të bashkuar në ushtrimin e presionit ndaj Putinit.
“Udhëheqësi rus i frikësohet aleancës evropiano-amerikane dhe shpreson ta ndajë atë. Putini gjithashtu i frikësohet vdekshmërisë së tij,” beson Zelensky.
“Ai do të vdesë së shpejti, ky është një fakt dhe gjithçka do të përfundojë,” shtoi ai, sipas Kyiv Independent.



Të tjera
Gjërat që gratë me stil nuk i përdorin
Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë
Haxhiu e Kurti vlerësojnë Deklaratën e 2 Korrikut 1990: Akt i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës