Si do të ndikojnë në industrinë e automobilave tarifat e Trumpit?

Një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të vendoste një taksë të re importi prej 25 për qind ndaj veturave dhe pjesët e huaja të automjeteve, shumë nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë mbetën të tronditur dhe të heshtur, ndërsa përpunonin një lëvizje që pritet të shkaktojë kaos në industri.

Investitorët shitën të enjten aksionet e prodhuesve të veturave në Japoni, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke zhdukur miliarda nga vlera e kompanive si Toyota, BMW dhe Jaguar Land Rover.
Firmat amerikane ishin ndër më të goditurat, me General Motors që humbi më shumë se 7 për qind të vlerës së saj, shkruan bbc.

Aksionet e Teslës, e njohur për fabrikat e saj në SHBA dhe për faktin që shefi i saj, Elon Musk, është një nga donatorët më të mëdhenj dhe këshilltarët më të afërt të Trumpit, u kursyen nga rënia, duke e mbyllur ditën pa lëvizje të mëdha.

Megjithatë, Musk paralajmëroi se as kompania nuk do të ishte e paprekur nga këto tarifa, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme të theksohet se Tesla nuk ka mbetur e padëmtuar”, shkroi Musk në rrjetet sociale dhe shtoi se “ndikimi në kosto nuk është i vogël”