Shënohet 26 vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme.
Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi.
Në këtë masakër u vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi.
“Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.



Të tjera
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës
Zgjidheni sportin e duhur për veten tuaj
Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin