Sipas zyrtarëve italianë të zjarrfikësve, të paktën 17 vetura Tesla u shkatërruan pas një zjarri që shpërtheu në një salon në periferi të Romës.
Askush nuk ishte në përfaqësi kur shpërtheu zjarri dhe nuk raportohet për të lënduar.
Policia lokale tha se oficerët intervistuan pronarët dhe po shikojnë pamjet e vëzhgimit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Dihet se zjarri vjen pas një sërë raportesh në të gjithë Italinë në javët e fundit për vandalizimin dhe prishjen e automjeteve të Teslas, në shenjë prostate kundër Elon Musk dhe Donald Trump.
Një tjetër dyqan u dogj në veri të Romës një javë më parë, duke shkatërruar 30 vetura, përfshirë Tesla të përdorura.
Gjithashtu në Romë, disa Tesla në lagjen Garbatella, ku u rrit kryeministrja italiane Giorgia Meloni, u vandalizuan, sipas policisë.
Përfaqësitë e Teslas në Milano janë gjithashtu në shënjestër të grupeve mjedisore javët e fundit.
Raportet e vandalizmit janë shfaqur gjithashtu në Francë dhe pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Paqësorin Veriperëndimor dhe Verilindjen.
Protestat paqësore janë zhvilluar në shumë vende në SHBA, ku demonstruesit brohoritën “Elon Musk duhet të shkojë” në përgjigje të shkurtimit të vendeve të punës federale nga Departamenti i Efikasitetit të Musk.
Të tjera
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën t*erorriste Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
As Dimal Basha nuk kalon