Dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”.
Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) etj. I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.

Në një tjetër postim shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që geit dhe lezbiket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.
Bëhen thuajse një vit që kur Fero hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes.



Të tjera
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?
Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore