Ylli më i madh i kombëtares polake, Robert Lewandowski, është dashur të largohet nga loja për shkak të një dëmtimi në ndeshjen kundër Turqisë, të cilën bashkatdhetarët e tij e fituan me rezultat 2:1.
Sulmuesi me përvojë i Barcelonës ka lënë lojën në minutën e 33-të të ndeshjes gjatë provës gjenerale dhe ende nuk dihet nëse do të mungojë në Euro.
Për sulmuesi e Barcelonës, ndeshja miqësore ndaj Turqisë ishte e 150-ta me fanellën e Polonisë dhe ai u nderua para fillimit të ndeshjes.
Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për polakët, të cilët luajnë me Holandën në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian pas pesë ditësh.
Përveç tyre, në grupin D janë edhe dy kombëtare të tjera të forta si Franca dhe Austria.
“Karol ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe vetëm pas analizave do të dimë se si duket situata. Sigurisht që nuk do të ketë ndryshime”, tha trajneri i Polonisë, Michal Probierz.
“Lewandowski ka një dëmtim të lehtë, por nuk duhet të ketë asnjë problem”, shtoi trajneri polak.
Të tjera
Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim