Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë, lidhur me arrestimin e peligrinëve në Gjakovë deklaroi se për kryerësit e veprës penale “armëmbajtje pa leje” mund të kërkohet masa e paraburgimit.
Hoxha shtoi se ka disa specifika, sidomos tek arrestimi i pelegrinëve është gjetja e fotografive që ndërlidhen me pjesëtarët e vdekur të grupit të Radoiçiqit në sulmin terrorist me 24 shtator 2023 në Banjskë.
“Janë disa kritere ligjore në bazë të cilave Prokuroria kërkon masën e paraburgimit apo ndonjërë nga 8 masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë. Dhe parimisht secila vepër penale, mosprania apo mossiguria e prokurorit për sigurimin e të pandehurit, prokuroria ka të drejtë ta kërkojë nga Gjykata. Gjykata dëgjon mbrojtjen dhe akuzën dhe do të vlerësojë peshën e argumentit”.
Ai shtoi se duhet të ketë edhe kujdes të shtuar i mekanizmave të sigurisë publike.
“Duhet kujdes i shtuar i mekanizmave të sigurisë publike. Përpos prononcimeve publike le të flasin edhe provat e argumentet. Pasi që edhe faktori ndërkombëtarë do të interesohet dhe do ta ndjekë këtë hetim. Duhet të dalim serioz në bazë të detyrës kushtetuese të argumentimit të akuzës nëse vërtetohet dhe për ti bindur që nuk kemi arrestuar pelegrinë por të dyshuar të një procesi ligjor”, deklaroi Hoxha.
Çollaku në emisionin “Five” u shpreh se provat e gjetura tek të dyshuarit dërgojnë edhe tek vepra penale “nxitje të urrejtjes”.
“Zyrtarisht kanë qenë në peligrinazh, për me vizitu Gjakovën, disa vende të rëndësishme në aspektin fetar. Fakti që nuk ka pasur ftesë për prezencën e tyre apo informatë për pranueshmërinë e tyre aty, vetvetiu kjo rrethanë është si indikative. Në kontekstin e sigurisë, bëhet fjalë për prezencën të strukturave aktive të sigurisë së Serbisë, dhe dihet mirë fakti të ngjarjeve të fundit. Mjafton me ditë se ata kanë qenë si strukturë legale dhe aktive e sigurisë. Petku i peligrinazhit, tashmë janë dëshmuar si rrethanë, serbët, strukturat serbe kriminale dhe terroriste, paralele me elemente të karakterit fetar janë përpjekur dhe në një masë të caktuar herë-herë kanë realizuar përpjekjet për destabilizim të vendit, për ti fryer situatës për përshkallëzimin e vendit”.
Të tjera
Vetëm qeveria mund të më heqë mandatin për dialogun
Polonia i tregon Rusisë grushtin
Sllovenia ia ndalon hyrjen Dodikut