Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë vendim të hënën nëse do t’ia votojë Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për kryetar të kuvendit.
Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryetarit të kuvendit është i qartë, se ai i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast grupit të VV-së.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së por as s’e ka bllokuar seancën”.
“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku.



Të tjera
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë
Detaje të reja për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit