Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim ditën e sotme ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Në njoftimin e lëshuar të qeverisë thuhet se gjatë bisedës mes tyre Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
“Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025. Pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit”.
“Kryeministri Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë
Detaje të reja për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit