Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ky takim vjen në një kohë kur Serbia ka pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim i bërë publik nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020.
“Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo shtoi se janë shkëmbyer ftesa për vizita zyrtare në shtetet respektive për të thelluar lidhjet miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.
Njohja nga Sierra Leone ishte zyrtarizuar më 11 qershor 2008, ndërsa Serbia pretendonte të kundërtën që nga marsi i vitit 2020.
Takimi i sotëm mes dy presidentëve konfirmon ekzistencën e marrëdhënieve diplomatike dhe vullnetin për thellimin e tyre, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë për tërheqje të njohjes.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik